Please enter at least 3 characters.

443 raste aktive me coronavirus në Kosovë

2020/09/Koronavirusi-Covid19-klinika-infektive-foto-Ridvan-Slivova-27.jpg

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 443.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.575.375 doza të vaksinës.

Deri më sot 735.357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/