26 persona në garë për të drejtuar BQK-në
Formimi i Qeverisë së re me 9 shtatorë të këtij viti ka bërë që Banka Qendrore e Kosovës (BQK) të mbet pa "zot" shtëpi, e për këtë BQK ka hapur konkurs në të cilin kanë konkurruar 26 persona.
Institucioni i cili udhëheqë me sektorin financiar në vend ka publikuar listën e kandidatëve në mesin e të cilëve janë : ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit Fehmi Mehmti, Shkëndije Himaj, Arben Mustafa, Besnik Krasniqi dhe kandidatë të tjerë.
Po në këtë listë ka kandidatë që kanë rikonkurruar pasi edhe herëve të tjera i kishin hyrë kësaj gare por që nuk kishin dal fitues, shkruan Telegrafi.
Në garë për Guvernator të BQK-së ka hyrë edhe ish-deputeti i Vetëvendosjes dhe anëtari i saj Besnik Bislimi.
Lista e kandidatëve për Guvernator të BQK-së.1. Drilon Mataj 2. Fehmi Mehmeti 3. Fatime Rexhepi 4. Besnik Krasniqi 5. Shkëndije Himaj 6. Shukri Gashi 7. Agron Hajdini 8. Qëndresa Gashi 9. Bashkim Isufi 10. Arben Mustafa 11. Ardian Uka 12. Driton Qehaja 13. Besnik Bislimi 14. Avni Jashari 15. Safet Merovci 16. Shefki Deliu 17. Sejdi Rexhepi 18. Mustafë Hasani 19. Ujkan Bajra 20. Ilir Aliu 21. Kujtim Dobruna 22. Elez Sylaj 23. Milazim Abazi 24. Sefedin Zogaj 25. Flamur Keqa 26. Naser Rusinovci. /Telegrafi/


