Please enter at least 3 characters.

244 persona nën hetime, Prokuroria e Prizrenit ngriti 187 aktakuza brenda një muaji

2019/12/dhuna-aktakuza-800x439-1.jpg

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit gusht ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media thuhet se në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave.

"Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit Gusht, ka ngritur 170 aktakuza kundër 222 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ngritur 11 propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër 16 të miturve", thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. /Telegrafi/