Please enter at least 3 characters.

17 raste aktive me coronavirus në Kosovë

2022/05/klinika-infektive-koronavirus-covid19-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439-1.jpg

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se aktualisht janë 17 raste aktive me coronavirus në Kosovë.

MSH bën të ditur se 11 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, ndërkaq në këtë periudhë raportuese janë dhënë 24 vaksina.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1,836,674 doza të vaksinës. /Telegrafi/