LAJMI I FUNDIT:

Amnesty International ka shpërndarë pamjet shqetësuese të një burgu të mbipopulluar në Kamboxhia

Amnesty International ka shpërndarë pamjet shqetësuese të një burgu të mbipopulluar në Kamboxhia

Në pamjet shqetësuese që ka shpërndarë Amnesty International, shihet një burg i mbipopulluar në Kamboxhia, ku të pranishmit qëndrojnë në kushte jo njerëzore, derisa rreziku për përhapjen e coronavirusit është tepër i madh.

Videoja e postuar në Twitter nga organizata për të drejtat e njeriut, tregon rreth 25 burra të moshave të ndryshme, që qëndrojnë në një hapësirë shumë të vogël, ku duket se është shumë nxehtë, transmeton Telegrafi.


“Ata e kanë të pamundur të lëvizin, disa janë edhe në këmbë, kjo është shkelje elementare e të drejtave të njeriut. Në situatë si kjo, ky grumbullim është një bombë e kurdisur për coronavirus”, thuhet në reagimin e Amnesty International, ku zyrtarëve të burgut iu kërkohet evidencë për kushtet e të burgosurve.

Zëdhënësi i departamentit të burgjeve në Ministrinë e Brendshme, Nouth Savna ka thënë se nuk i kanë parë më herët këto pamje, por që nuk e nënvlerëson situatën dhe do të fillojnë hetimet.

“Mund të ndodhë, nuk e mohoj, por ka mundur të ketë qenë një problem i përkohshëm. Departamenti ynë, do të punojë për zbardhjen e ngjarjes”, ka thënë Savna.

Burgjet në Kamboxhia, deri para tri vitesh kanë pasur kapacitet për 15 mijë të burgosur, derisa tani mund t’i zënë deri në 27 mijë, por në këtë shtet janë 38 mijë të burgosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori