LAJMI I FUNDIT:

Amishët në pushime

Amishët në pushime

Fotografja Dina Litovsky i fotografon amishët në pushimet e tyre vjetore, që nga viti 2018, transmeton Telegrafi.

Duke u larguar nga Indiana apo Ohajo, familjet amishe (të krishterët më konservatorë që refuzojnë të mirat e teknologjisë moderne), apo menonite, shkojnë në Pajnkraft të Floridës për ta kaluar aty kohën e lirë. Kjo lëvizje ndodhë që nga dimrat e viteve 1920, për çka Panjkrafti ka marrë emrin “Las Vegasi i amishëve”. Për herë të parë, gjatë këtyre pushimeve mund të shohësh edhe përdorim të celularëve, kamerave apo biçikletave.

Gjatë ditëve e ndonjëherë muajve të kaluar së bashku, ata relaksohen duke qenë në kontakt me komunitetet tjera anabaptistë.


Me një qasje speciale tek këto komunitete të izoluara, Litovsky hulumton raportin e tyre me kohën e lirë dhe me banorët lokalë të Floridës.

Për këtë projekt, BBC ka përgatitur një video (vegëza e videos). Ndërkaq, fotot e këtij projekti mund t’i shikoni në ueb-faqen e fotografes (vegëza e fotografive). /Telegrafi/