LAJMI I FUNDIT:

Amerikani përdor 40 dollarë nga fitimet e llotarisë për të fituar xhekpotin prej 500 mijë dollarëve

Amerikani përdor 40 dollarë nga fitimet e llotarisë për të fituar xhekpotin prej 500 mijë dollarëve

Një burrë nga Michigan i cili kishte fituar 40 dollarë nga një biletë lotarie, kishte vendosur që të “ri-investonte” paratë në blerjen e biletave të tjera, dhe fitoi 500 mijë dollarë.

Burri 74 vjeçar nga Hillsdale County zyrtarëve të Michigan Lottery u tha se ai mori biletën e parë fituese në dyqanin Sand Lake Party në Hillsdale për të marrë paratë e tij.

“Unë po arkëtoja një biletë fituese prej 40 dollarësh dhe i përdora fitimet e mia për të blerë më shumë bileta”, tha lojtari. “I gërvishta biletat sapo hipa në veturë dhe bileta e fatit nr.13 ishte e fundit që gërvishta”, shtoi ai, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


Tutje lojtari tha se mendonte se në fillim atë po e mashtronin sytë e tij.

“Mendova fitova vetën 500 dollarë, kështu që vura syzet dhe e shikova përsëri biletën për t’u siguruar që po e lexoja siç duhet. Kur kuptova se kisha fituar 500,000 dollarë, nuk mund ta besoja! I thashë gruas ta shikoj biletën dhe kur ajo konfirmoi se kisha fituar 500,000 dollarë, ne telefonuam familjen tonë për t’u dhënë atyre lajmin e mirë”, deklaroi ai.

Fituesi bëri të ditur se paratë e tij do të shkojnë drejt pagesës së faturave dhe përfundimet e projekteve të renovimit të shtëpisë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Interesante
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Kolumbiani shënon rekord botëror me një marifet të çuditshëm

Kolumbiani shënon rekord botëror me një marifet të çuditshëm

Interesante
Pasagjeri paguan për ulëse afër dritares në aeroplan, në vend të saj merr një

Pasagjeri paguan për ulëse afër dritares në aeroplan, në vend të saj merr një "mur"

Interesante
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Interesante
Kalo në kategori