Një burrë nga Karolina e Veriut festoi përvjetorin e 31-të të martesës me një biletë gërvishtëse lotarie prej 50 dollarësh që i solli një çmim prej 100 mijë dollarësh.

Banori i Cherryville, Jeffrey Douglas, u tha zyrtarëve të Lotarisë të Karolinës së Veriut se po festonte një datë të veçantë kur bleu biletën e spektaklit prej 10 milionë dollarësh nga Times Turn Around në East Main Street në Lincolnton.


"Ishte përvjetori ynë i 31-të i martesës", tha Douglas, raporton upi.com.

Ky i fundit pohoi se mesazhin e parë ia dërgova gruas pas fitimit të çmimit.

Ai tha se një fitore e madhe ishte dhurata perfekte për përvjetorin.

"Ishte mjaft e mrekullueshme. Është një bekim", tha ai.

Douglas tha se paratë do t’i shpenzojë për të ndihmuar familjen dhe për të investuar në biznes. /Telegrafi/