LAJMI I FUNDIT:

Amerikani e gjeti pas 54 vjetëve unazën e humbur në fushën e golfit

Amerikani e gjeti pas 54 vjetëve unazën e humbur në fushën e golfit

Një burrë nga Florida, i cili humbi unazën e Akademisë Detare të SHBA në një fushë golfi në Pensilvani, e ka gjetur atë pas 54 vjetëve.

David Lorenzo, 82 vjeç, tha se humbi unazën “Class of 1964” ndërsa po luante golf me babanë në Uniontown Country Club, afër Pittsburgh.

“Ai i mbijetoi luftës, por nuk mundi t’i mbijetonte lojës time të golfit”, tha Lorenzo.


Michael Zenert, 70 vjeç, ishte duke luajtur golf në të njëjtin klub kohët e fundit kur vuri re një objekt me shkëlqim në baltë që ishte ekspozuar nga shirat e fundit pranë gjelbërimit.

“E pashë këtë gjë me shkëlqim dhe mendova se ishte një kuti birre. E gërmova që askush të mos e shkelte dhe pashë se ishte një unazë”, pohoi ai.

Zenert kërkoi pronarin e unazës në internet dhe hasi në një podcast, ku Lorenzo fliste për përvojën në ushtri.

Ai udhëtoi në Florida për t’i dhuruar Lorenzos unazën në Muzeun Kombëtar të Aviacionit Detar në Stacionin Ajror Detar Pensacola, ku Lorenzo është vullnetar.

“Unë thjesht e dija që nuk mund ta dërgoja këtë me postë. E dija që duhej të dorëzohej personalisht”, pohoi ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Vajza e vogël “çmendet” pas pulave dhe këndon për to

Vajza e vogël “çmendet” pas pulave dhe këndon për to

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Roboti humanoid sulmon turmën në një festival në Kinë, detyrohet sigurimi ta tërheq zvarrë mbrapa

Roboti humanoid sulmon turmën në një festival në Kinë, detyrohet sigurimi ta tërheq zvarrë mbrapa

Fun
Kalo në kategori