LAJMI I FUNDIT:

Amber Heard tregon fytyrën e ënjtur, pasi pretendon se Depp e kishte gjuajtur me telefon

Amber Heard tregon fytyrën e ënjtur, pasi pretendon se Depp e kishte gjuajtur me telefon
(Foto: Getty Images/Guliver)

Derisa rasti i Amber Heard dhe Johnny Depp po kalon në procedura gjyqësore, fakte të reja po bëhen aktuale edhe në mediet rozë.

Së fundmi, Heard ka vendosur të shpërndajë një fotografi ndërsa shihet me fytyrën e ënjtur, pasi sipas saj Johnny e kishte goditur me telefon, shkruan Mirror.

Ajo pretendon se një rast i tillë ka ndodhur më 21 Maj të vitit 2016, derisa ish-bashkëshorti i saj po gjuante gjësende ndaj saj.


(Foto: Mirror)

Sidoqoftë, për shkak të këtyre akuzave, Johnny tashmë ka kaluar në procedurë gjyqësore edhe gazetën The Sun, e cila në vitin 2018 e kishte konsideruar atë si ‘dhunues’.

Ish-e dashura Winona Ryder e habitur me akuzat për dhunë ndaj Depp: Asnjëherë nuk ka qenë i tillë
Lexo po ashtu Ish-e dashura Winona Ryder e habitur me akuzat për dhunë ndaj Depp: Asnjëherë nuk ka qenë i tillë

Ani pse ai po përballet me akuza nga më të ndryshmet, aktori i njohur deri më tani ka hedhur poshtë të gjitha nga këto.

(Foto: Chris J Ratcliffe/Getty Images/Guliver)

Ish e dashura e tij, Winona Ryder, ka dalë kundër pretendimeve për të, duke i cilësuar të gjitha këto si shpifje, pasi aktori nuk është një person i tillë. /Telegrafi/