Amber Gill i ka dhënë një puthje të dashurës së saj, Jen Beattie, ndërsa skuadra e futbollistes fitoi trofeun e tyre të parë në katër vjet në Selhurst Park të dielën.

Ish-ylli i “Love Island”, 25-vjeçe, u pa duke mbërthyer krahët rreth mbrojtëses së Arsenalit, 31-vjeçe pasi skuadra e saj fitoi ‘FA Women's League Cup’.


Jen vrapoi drejt tribunës pas fitores së saj ku përshëndeti Amberin, gjersa po festonin bashkë duke brohoritur.

68412651 0 image a 1 1678173260311 Foto: CrystalPix

“Ishte bukur të shihej Amber dhe Jen kaq të dashuruara dhe të lumtura”, tha një burim për The Sun.

Është hera e parë që ata kanë postuar një foto së bashku në rrjetet sociale duke qenë se e kanë mbajtur lidhjen e tyre mjaft private deri më tani.

68412847 0 image a 2 1678173308834 Foto: CrystalPix

Vajzat ndezën thashethemet për një lidhje në fund të vitit 2022, me një mori gjërash që hodhën në rrjete sociale.

Muajin e kaluar, ato dukej se e kishin zyrtarizuar romancën në Instagram teksa po shijonin një takim të ëmbël për Shën Valentin.

68412875 0 image a 3 1678173472904 Foto: CrystalPix

Amber nga ana tjetër vitin e kaluar ishte në lidhje me yllin anglez, Jack Grealish.

Sidoqoftë, ajo është shprehur hapur se është biseksuale. /Telegrafi/

68368303 11824253 image a 217 1678062759111 Foto: CrystalPixJen Beattie

68413095 11829425 image a 7 1678174150824 Foto: CrystalPix