LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Rudi dorëzoi letrat kredenciale në Honduras

Ambasadorja Rudi dorëzoi letrat kredenciale në Honduras

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, i ka dorëzuar letrat kredenciale si ambasadore jo-rezidente pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hondurasit.

Sipas njoftimit të MPJ, në një ceremoni të organizuar me këtë rast, ambasadorja Rudi ia dorëzoi kopjet e letrave kredenciale Sekretares së Shtetit për Marrëdhënie me Jashtë në Qeverinë e Hondurasit, Maria Dolores Aguero Lara.

Ambasadorja e falënderoi zonjën Aguero dhe Qeverinë e Hondurasit për bashkëpunimin bilateral dhe multilateral.


Ajo gjithashtu veçoi angazhimin e shtetit të Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me Republikën e Hondurasit në rrafshin politik, ekonomik e kulturor, transmeton Telegrafi.

Ambasadorja Rudi dhe Sekretarja Aguero biseduan edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, duke mëtuar përafrimin e mëtejmë të dy vendeve përmes vizitave, marrëveshjeve dhe shkëmbimeve.

Me rastin e dorëzimit të të letrave kredenciale, ambasadorja Rudi ua përcolli nikoqirëve edhe ftesën e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli për pritjen shtetërore të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që do të mbahet me 18 shkurt në Prishtinë.

Me dorëzimin e letrave kredenciale, Republika e Kosovës tani zyrtarisht përfaqësohet në nivel ambasadorial edhe në Republikën e Hondurasit, pas njohjes nga ky shtet në vitin 2010. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori