Ambasadorja e Vullnetit te Mirë për Kosovën ne IHRC, Elvana Shala gjatë fushatës së saj vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka qëndruar sot për vizitë në organizatën Medica Gjakova e cila mbulon rajonet kryesore të Kosovës si Prizrenin, Rahovecin, Suharekën, Pejën etj. ku e shoqëruar nga drejtoresha e kësaj qendre Mirlinda Sada ka takuar një grup të viktimave anëtare të kësaj qendre nga rajone të ndryshme të Kosovës.
Gjatë këtij takimi me viktimat Ambasadorja Shala ka dëgjuar rrëfimet e përjetimeve të dhimbshme të viktimave dhe është njohur nga afër me gjendjen e tyre aktuale në shoqëri.
Ashtu sikurse në rajonet e tjera të Kosovës, edhe në këto rajone viktimat edhe pas 18 vitesh vazhdojnë të heshtin dhe ta fshehin krimin e ndodhur padrejtësisht mbi to për shkak të stigmatizimit dhe paragjykimeve të shumta nga shoqëria por edhe vet familjarët e tyre.
Mirlinda Sada drejtoreshë ekzekutive e kësaj qendre, ka njoftuar Ambasadoren rreth punës dhe rehabilitimit të viktimave, duke shtuar se mbështetjen kryesore e kanë pasur nga donatorët ndërkombëtar.
“Deri në vitin 2014 kur u formua Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarat e Dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, institucionet tona nuk janë interesuar fare për këtë kategori, pas formimit të këshillit gjërat kanë filluar të lëvizin në aspekt pozitiv por prapë mbështetja ka qenë shumë e rezervuar, dhe pas shumë insistimeve të organizatave që merren me këto viktima kemi arritur që të bindim institucionet në amandamentimin e ligjit dhe sigurimin e pensionit që tashme u miratua nga Qeveria e Kosovës 18 vite pas luftës”, shtoi Sada.
Sada gjithashtu kërkoj nga Ambasadorja Shala që të adresoj tek institucionet përgjegjëse kërkesën për kujdes të shtuar në ndarjen pensioneve tek viktimat të cilat kanë kaluar moshën 65 vjeçare dhe tek të cilat kanë dëshmorë të rënë në luftë – ku sipas saj ligji nuk lejon më shumë se një pension për familje, duke veçuar se pensioni i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës nuk mund të krahasohet me pensione tjera.
Ndërsa brenga kryesore e viktimave ishte mungesa e guximit për të aplikuar për pensionin duke qenë së shumë prej tyre nuk gëzonin mbështetje familjare.
Ambasadorja Shala u premtoi viktimave se të gjitha kërkesat e tyre do ti adresoj tek krerët përgjegjës gjatë konferencës përmbyllëse të fushatës dhe inkurajoi viktimat që të thyejnë heshtjen dhe të marrin guximin të shfaqen hapur në shoqëri, sepse vetëm kështu ato mund të thyejnë tabunë e paragjykimeve dhe të pranohen të barabarta në shoqëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë