Ambasadori i Turqisë në Kosovë ka bërë të ditur se qeveria turke është në kërkim të një bashkëpunimi efektiv dhe afatgjatë me Qeverinë e Kosovës për të luftuar Lëvizjen Hizmet, të cilën e konsiderojnë si grup terrorist, por ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare për propozimin e tyre
Ai është pyetur në RTV Dukagjini nëse ka kërkesa për persona të tjerë, gjegjësisht për gylenistë apo anëtarë të FETO-s që po i kërkojnë në Kosovë për ekstradim, dhe këtë e pohoi duke thënë se institucionet e Kosovës kanë njohuri për këtë.
“Po ne kemi disa anëtarë të FETO-së, për të cilët po kërkohet dëbimi, dhe institucionet kanë njohuri në mënyrë zyrtare, dhe arsyeja është sepse ka disa raste të hapura nga Gjykata në Turqi, për këta njerëz dhe në linjë me disa marrëveshje që kemi me Kosovën”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, në lidhje me numrin e personave që po kërkohen për ekstradim, ambasadori nuk dha një shifër të saktë.
“Më lejoni ta mbaj këtë informatë përmes meje dhe ministrisë së Drejtësisë”, është shprehur pasi u pyet për numrin e personave që kërkohen për ekstradim nga Turqia.
“Po më lejoni të them se ne nuk jemi duke luftuar kundër njerëzve apo personave, ne po luftojmë kundër një organizate terroriste… Më e rëndësishmja është që ne duam të i japim informacione Kosovës që kjo organizatë terroriste përdor njerëz të pafajshëm për të arritur qëllimet ilegale, për shembull përdorin shkollat e edukimit, apo përdorin edhe aktivitetet fetare. Kjo organizatë terroriste përdor këto institucione dhe përmes këtyre institucioneve edhe njerëzit e pafajshëm arrijnë qëllimet e errëta”, është shprehur ndër të tjera ambasadori turk.
Ai ka theksuar se kjo organizatë është e njohur për autoritetet turke si një organizatë terroriste, e cila ka përdorur mjete legale në sipërfaqe, por që ka qëllime të paligjshme.
Ai po ashtu ka theksuar se lufta e Turqisë kundër organizatave të terrorizmit, përfshirë FETO-n, është e fokusuar në të gjitha vendet, duke përfshirë edhe SHBA-në, ku po zhvillohen hetime nëpërmjet shkollave të lidhura me fe.
Ambasadori ka thënë se ka kërkuar një bashkëpunim efektiv dhe afatgjatë me Qeverinë e Kosovës në luftën kundër kësaj organizate terroriste dhe ka propozuar një kornizë për këtë qëllim.
Megjithatë, sipas tij, Turqia ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga Kosova, dhe ambasadori turk ka theksuar se vlerësimi i kësaj kornize kërkon kohë.
“Ne kemi propozuar një kornizë Qeverisë së Kosovës për të pasur një bashkëpunim efektiv dhe afat gjatë kundër këtyre veprimeve dhe organizatave të tjera. Nuk kemi marrë përgjigje ende, por patjetër kjo kërkon kohë për të vlerësuar propozimin tonë. Pasi ta zhvillojmë këtë kornizë mendoj se do të jetë më mirë në linjë me miqësinë tonë afatgjate për ta luftuar në mënyrë efikase këtë dukuri”, ka deklaruar ai.
Në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq.
Dëbimi i tyre është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova.
Ankaraja kishte dyshime se ata janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen. Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016, kurse institucioni “Gulistan” konsiderohet i tij.
Mbështetësit e Gulenit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, konsiderohen terroristë nga Turqia, ndërkaq Lëvizja Hizmet, që ka miliona mbështetës, në Turqi është shpallur terroriste.
Pesë prej shtetasve turq të dëbuar ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif”, që operon në kuadër të “Gulistanit” në Kosovë, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk./RTV Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!