Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, kërkon nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të arritur në vitin 2023.
Ai thekson nevojën që Qeveria e Kosovës të ecë përpara edhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, ekzekutivi kosovar duhet të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, draft-statutin e Asociacionit, të hartuar nga Bashkimi Evropian.
Westerlund në një intervistë për KosovaPress, shpreh edhe mbështetjen për rrugën euro-integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Ai flet edhe për situatën në veri të Kosovës dhe hapjen e urës së Ibrit.
Diplomati suedez thotë se marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht të detyrueshme për Kosovën dhe Serbinë, andaj obligimet duhet të zbatohen pa vonesa.
“Epo, linja zyrtare e BE-së për momentin është sigurisht që marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit janë ligjërisht të detyrueshme dhe ato duhet të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur, edhe AKS-ja duhet të zbatohet sa më shpejt. Dhe hapi tjetër është se Bashkimi Evropian po i rekomandon Qeverisë së Kosovës që draft statusin e AKS-së, t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese këtu në Kosovë. Pastaj përsëri, ne kemi komisionerë të rinj që vijnë, në Bruksel, ne kemi një ekip të ri në Bruksel, ata duhet të hedhin një vështrim në këtë situatë aktuale dhe të shohin nëse mund të vijnë me ide të reja për të gjetur një zgjidhje”, deklaron ai.
Westerlund për KosovaPress, jep edhe modele të shumta për mënyrën sesi të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
“E pra, dua të them, linja zyrtare e Bashkimit Evropian për këtë është se ka një detyrim për Qeverinë e Kosovës, e gjitha në vitin 2013, por edhe në marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit të vitit të kaluar që duhet ta themelojnë këtë. Dhe mendoj se do të ishte gjithashtu një gjë e mirë që Kosova ta bënte këtë…Modele ka plot. Mendoj se z. Miroslav Lajçak ka përmendur se janë mbi 40 minoritete dhe 40 lloj organizimesh në Evropë, një mund të jetë.
Unë kam qenë vetë pjesë e krijimit të një strukture të ngjashme në Kroaci në vitet 1990, nuk mund të krahasosh kurrë një konflikt me një konflikt tjetër, kështu që asgjë nuk është vërtet e ngjashme në këtë kuptim. Por në të kaluarën në Kroaci, në vitet 1990, unë isha pjesë e krijimit të Këshillit Kombëtar Serb dhe kjo duket se ka funksionuar mjaft mirë në Kroaci, dhe kjo u dakordua edhe nga Beogradi.
Ka shumë shembuj në Evropë që mund të kopjohen. Unë nuk mendoj se shembulli i ‘republika serpska’, është domosdoshmërish 100 përqind i saktë, sepse kjo është një situatë tjetër dhe ju keni një popullsi shumë më të vogël të serbëve të Kosovës nëse krahasoheni me serbët që jetojnë në Bosnje”, thekson Westerlund.
Sa i përket situatës së sigurisë në veri, ambasadori suedez, thotë se e njëjta është ende e brishtë, derisa flet edhe për sulmin terrorist në Banjskë, vitin e kaluar.
Megjithatë, ai e sheh të nevojshme edhe kthimin e serbëve në institucione në veri. Sipas tij, ishte një keqvlerësim serioz i serbëve në veri që nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale dhe në referendumin për largimin kryetarëve aktual në katër komunat veriore.
“Sigurisht që e dënoj incidentin e Banjskës. Duhet të kthehemi në situatën ku ishim para 5 nëntorit 2022. Shumë serbë të Kosovës në veri të Kosovës, mendojnë se situata është e tensionuar. Ata gjithashtu mendojnë se ka mungesë besimi mes serbëve të Kosovës dhe shumicës së institucioneve, përfshirë edhe Policinë e Kosovës. Mendoj se është e rëndësishme të ktheheni në një situatë ku kryetarët komunal janë përfaqësues të popullatës së tyre lokale. Se keni policinë që përfaqëson popullsinë lokale në katër komunat veriore.
Kjo, natyrisht, do të thotë se popullsia lokale duhet të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Mendoj se ishte një keqvlerësim serioz i serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe të mos marrin pjesë në referendumin për kryetarët e komunave, në të katër komunat, por ne duhet të shohim përpara. Mendoj se duhet të zgjidhim situatën aktuale dhe të kemi përfaqësim më të mirë nga popullata lokale”, thekson ai.
Westerlund, po ashtu thotë se ura e Ibrit duhet të hapet, mirëpo për një gjë të tillë qeveria duhet të koordinohet me banorët në dy anët e lumit dhe të vazhdojë dialogun.
Ai jep shembullin edhe të tolerancës detare, derisa përmend edhe nevojën që të restaurohet xhamia në Mitrovicë të Veriut.
“Ne kemi thënë që ura duhet të hapet. Pyetja është si dhe kur, sigurisht. Unë besoj se ura duhet të hapet, por duhet të bëhet në konsultim me popullsinë në të dy anët e lumit, por duhet të vazhdojmë dialogun… Mendoj se është e rëndësishme që ky dialog të jetë mes popullatës lokale, nuk është vetëm dialogu i normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por është edhe në një nivel lokal, dhe veçanërisht në Mitrovicë në të dy anët e lumit.
Pra, ne duhet të promovojmë tolerancën dhe unitetin, dhe mendoj se njëra nga mënyrat është që të ketë dialog lokal mes popullatës lokale atje…Pra, nëse mund të punoni me një dialog lokal dhe të diskutoni se si mund të pastrojmë lumin, çështjet e ndërsjella, duke përfshirë restaurimin e xhamisë. xhamia e cila u ndërtua në vitin 1777 dhe pastaj u shkatërrua në vitin 1999, mendoj se do të jetë një simbol i madh i Mitrovicës për të restauruar atë xhami”, thotë ai.
Krahas kësaj, ai deklaron se Kosova do të përfitojë mjaft shumë nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe