Ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit këtë të enjte në mbrëmje tha se Ukraina po i reziston pushtimit rus.
“Lajmi kryesor është që Ukraina po mbahet, po reziston, që po fiton dhe Rusia po zhytet në baltë, në tokë, moralisht, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht. Rusia që ta fitojë duhet të bombardojë të gjithë, ta bëjë Mariupol kudo”, u shpreh Hoxha.
“Më shumë se 3 milion njerëz kanë ikur, më shumë se popullata e vendit tim”, tha Hoxha.
Ai thekson se forcat ruse nuk po kursejnë askënd në Ukrainë, ndërkohë që korridoret humanitare nuk po funksionojnë.
“U bënë 3 javë nga ky sulm i pajustifikuar i Rusisë, shume vdekje janë raportuar nga civilët, varre masive, shkatërrim i shtëpive, shkollave. Nuk është e nevojshme të përshkruajmë mizorinë. Korridoret humanitare nuk po funksionojnë. Asgjë nuk po kursehet, në fillim materniteti, kisha, teatri, çdo gjë është bombarduar. Por lajmi kryesor është që Ukraina po mbahet , po reziston, që po fiton dhe Rusia po zhytet ne baltë, në tokë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht. Rusia që ta fitojë duhet të bombardojë të gjithën, ta bëjë Mariupol kudo”, tha Hoxha.
Sipas tij Ukraina fitoi dje betejën e parë, me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Një krizë tjerë është ajo humanitare, ekonomike, varfëria që do të vijë më pas. Zhvillimet e bëra do të humbasin duke lënë shenja për brezat e ardhshme. E vetmja mënyrë që të ndalim këtë është që Rusia të ndalojë sulmin dhe të shkojë në shtëpi. Agresioni rus është lakuriq atje”, tha ai. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje