Ambasadori rus në Maqedoni, Oleg Nikolaevich Shcherbak sot ka vazhduar të shpreh shqetësimin e Rusisë zyrtare për, siç thotë ai, për përzierjen e shteteve fqinje në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''Një ndër parimet e të drejtës ndërkombëtare është që shtetet të mos përzihen në politikat e brendshme të shteteve tjera. Maqedonia tani duhet të ketë një politikë dhe Qeveri stabile dhe për këtë është e pëlqyeshme që shtetet fqinje të mos fusin duart për të ngatërruar ecjen e punëve në Maqedoni.'' tha mes tjerash Shcherbak./ Telegrafi/