LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori rus në Beograd: BE nuk ka fuqi të zgjidh problemin mes Prishtinës dhe Beogradit

Ambasadori rus në Beograd: BE nuk ka fuqi të zgjidh problemin mes Prishtinës dhe Beogradit

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin, ka deklaruar se çdo herë e më shumë është duke u bërë e qartë se Bashkimi Evropian, që është ndërmjetës në zgjidhjen e konfliktit në mes të Serbisë dhe Kosovës, “është duke humbur forcën që të sigurojë zbatimin e marrëveshjes së parë të Brukselit”.

“Bashkimi Evropian, me pëlqimin e Beogradit ka marrë rolin e ndërmjetësuesit në zgjidhjen e konfliktit. Por sot çdo herë e më shumë është duke u bërë e qartë, se nuk ka fuqi për të siguruar zbatimin e marrëveshjes së parë”, ka deklaruar Chepurin gjatë një interviste dhënë televizionit serb TV Most në Zveçan, transmeton Telegrafi.

Ai ndër tjera tha se është i bindur se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë, dhe se qëndrimi dhe qasja që Serbia po merr është vendimtare në zgjidhjen e problemit të Kosovës.


“Kosova nuk është shtet, Kosova de facto është protektorat. Atëherë pse kërkojnë të formojnë ushtrinë e tyre? Nevojitet një reagim i qartë i komunitetit ndërkombëtar. Besojmë se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë dhe se populli serb në Kosovë do të mbrohet plotësisht”, ka shtuar Çepurin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Rama

Rama "merr në dorë" Bashkinë e Tiranës, çdo mëngjes mbledhje me stafin

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Sylejman Selimi: Adem Jashari ka qenë kryesori, s’ka marrë urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm

Sylejman Selimi: Adem Jashari ka qenë kryesori, s’ka marrë urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm

Lajme
Kalo në kategori