LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Qemal Minxhozi, shpallet Qytetar Nderi i Rahovecit

Ambasadori Qemal Minxhozi, shpallet Qytetar Nderi i Rahovecit

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi është shpallur Qytetar Nderi i Rahovecit.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi në një postim në Facebook ka shkruar për punën e ambasadorit Minxhoz.


Lexoni të plotë postimin e Latifit:

AMBASADORI QEMAL MINXHOZI – NDERI I RAHOVECIT DHE I SHQIPTARISË

Dikur idealistët – atdhetarët këndej e andej Drinit, ëndërronin që djemtë dhe vajzat e Kosovës të emëroheshin konsuj e ambasadorë të Republikës së Shqipërisë dhe të përfaqësonin sa më mirë interesat e kombit tonë nëpër botë.

Shumica prej nesh nuk donim ta mendonim se do të vijë dita kur diplomatët shqiptarë do të përfaqësojnë Shqipërinë në një vend shqiptar. Ky është fati ynë historik, por nuk do të thotë se duhet të pajtohemi e të presim që të tjerët të na e përcaktojnë fatin tonë. Të shpërndarë në gjashtë shtete të Gadishullit Ilirik, tashmë shqiptarët kanë nisur ta marrin vetë fatin e tyre në duar ose të bëhen popull shtetformues.

Këto copëza Shqipërie të shpërndara në sisteme të ndryshme politike e kanë një mundësi unike për të bërë një politikë të përbashkët ekonomike, kulturore, arsimore, sportive, rinore, duke shkëmbyer përvoja, dije e aftësi individuale apo grupore.

Të nderuar të pranishëm, miq e bashkëpunëtorë, një shembull konkret i krejt kësaj hyrjeje është ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Kosovës, shkëlqesia e tij Qemal Minxhozi.

Gjatë viteve të tij të shërbimit diplomatik në Kosovë, ky burrështetas e atdhetar i përkushtuar i ra kryq e tërthor Kosovës. Takoi shumë njerëz të të gjitha shtresave e grupeve shoqërore; takoi bujq e blegtorë, takoi afaristë e punëtorë, nxënës e studentë,  gra e burra të vyeshëm të këtij vendi.

Por, erdhi në Rahovec dhe me sa duket aty ndaloi për të marrë pak frymë. Takoi gra të veja që i kishin përveshur mëngët për të shëruar plagët e shpirtit dhe që punonin për të plotësuar boshllëkun që kishin lënë forcat serbe, duke vrarë e zhdukur burra e djem të rinj. I frymëzuar nga këto gra të vyeshme e ambicioze dhe nga të rinj e të reja që e donin jetën, por që fatin dëshironin ta ndërtonin mbi forcat e veta.

Ambasadori Qemal Minxhozi e kuptoi se këtyre njerëzve u duhej ndihmë dhe mbështetje konkrete, prandaj nuk hezitoi që të vihet në veprim. Angazhimi i tij prodhoi situata konkrete dhe gjendja e këtyre grave e të rinjve ndryshoi për mirë.

Tashmë në Krushë të Madhe kemi një fabrikë  moderne për përpunimin e perimeve, ku drejtojnë e punojnë gratë e kësaj ane. Në këtë mënyrë ato, jo vetëm që krijojnë të ardhura për familjet e tyre, mirëpo i sjellin dobi edhe ekonomisë të Kosovës. Eksporti i prodhimeve cilësore të Krushës së Madhe përbën një ndër tregimet më të suksesshme të kohëve të fundit.

Ndihma konkrete që ambasadori Minxhozi dha për ngritjen e kësaj fabrike do të shënohet me shkronja të arta në historinë e komunës së Rahovecit, ndërsa emri i tij do të mbahet mend gjatë.

–  Ai u kujdes që edhe prodhimtaria e rrushit dhe e verës të njihet sa më gjerë, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më tutje. Promovimi medial që ambasadori Minxhozi i ka bërë komunës së Rahovecit është unik. Kjo ka bërë që komuna e Rahovecit, ndonëse e vogël në shtrirje gjeografike, të identifikohet si rajon vreshtar dhe rajon për prodhimin dhe përpunimin e perimeve cilësore.

–  Diplomacia ekonomike është trend botëror, ndërsa integrimi ekonomik ndërmjet rajoneve shqiptare është hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm për shqiptarët në rajon. Ky integrim do të ndikojë në një reaksion zinxhirë, duke i lidhur shqiptarët fuqishëm në interesa ekonomike, kulturore, sportive, edukative, arsimore, tregtare  dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët. Në këtë mënyrë ambasadori Minxhozi e ka kryer me përkushtim detyrën e tij, duke u fokusuar në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik e kulturor ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Janë këto disa nga arsyet që më shtynë që Kuvendit të Komunës së Rahovecit t’i propozoj që, ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij Qemal Minxhozi, të shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Rahovecit. Propozim që ju, kuvendarë të nderuar, e miratuat me zemërgjerësi e dashamirësi.

Jam i nderuar dhe i privilegjuar që, në emrin tim, në emrin e kuvendarëve dhe të qytetarëve të komunës së Rahovecit, t’ia uroj këtë titull nderi ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi, duke i thënë: ju vërtetë jeni nderi i komunës tonë, por edhe jeni nderi i shqiptarisë.

Ta mbani me nder e krenari dhe të vazhdoni të jeni në shërbim të kauzës tonë të përbashkët!

Zoti ambasador, Qemal Minxhozi, faleminderit për gjithçka që keni bërë për qytetarët e Komunës së Rahovecit!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori