LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Kosnett: Qeveria të veprojë shpejt për kontratën e homologimit të veturave

Ambasadori Kosnett: Qeveria të veprojë shpejt për kontratën e homologimit të veturave

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, të veprojë shpejt ndaj rezolutës së Kuvendit për çështjen e homologimit të veturave.

Kosnett tha se ai ndanë shqetësimin sikurse Bashkimi Evropian për kontratën për homologimin e veturave.

“Unë i ndaj shqetësimet me Bashkimin Evropian, Kuvendin e Kosovës dhe Autoritetin e Konkurrencës për kontratën e monopolit për inspektimin e veturave. Një gjë e tillë e shtrembëron tregun dhe i rrit çmimet për konsumatorët. Qeveria do të duhej të veprojë shpejt lidhur me rezolutën jo-obliguese të Kuvendit dhe ta hapë këtë proces për konkurrencë të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.


Kuvendi i Kosovës, me 62 vota për dhe 2 abstenime, të hënën miratoi rezolutën për heqjen e monopolit lidhur me shërbimet e homologimit të veturave. /Telegrafi/