LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në BeH bëri homazhe te viktimat e gjenocidit serb: Populli amerikan mban zi me ju

Ambasadori amerikan në BeH bëri homazhe te viktimat e gjenocidit serb: Populli amerikan mban zi me ju

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael J. Murphy, bëri homazhe për 30 viktimat e identifikuara të gjenocidit të Srebrenicës, të cilët do të varrosen nesër në varrezat në Potoçari.

Së bashku me një fotografi nga ish-fabrika e baterive në Potoçari, Murphy tha se populli amerikan është gjithashtu i pikëlluar për Srebrenicën, transmeton Telegrafi.

“Sot, dhe gjithmonë, qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëndrojnë në solidaritet me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, të mbijetuarit dhe familjet që pikëllojnë për të dashurit e tyre. Ne jemi të pikëlluar me ju”, tha Murphy.


Në mesin e 30 viktimave të identifikuara që do të varrosen nesër janë edhe disa të mitur, ndërsa viktima më e re ishte 15 vjeç, më e madhja 65 vjeç, ndërsa janë edhe trupat e babë e bir Vejsil dhe Hasib Mujanoviq.

Deri më tani, 6721 viktima të gjenocidit janë varrosur në varrezat e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçari. /Telegrafi/