Ambasada e SHBA-së në Maqedoni: Nuk mbështesim rritjen e pagave në Gjykatën Kushtetuese
Ambasada Amerikane demanton Gjykatën Kushtetuese. Në një deklaratë për “Alsat”, ata sqarojnë se jo vetëm që nuk i kanë inkurajuar, por as nuk e kanë aprovuar rritjen e pagave për gjykatësit kushtetues për 35 përqind. Ambasada demanton të ketë qenë pjesë e ndonjë procesi në të cilin është vendosur në pagat bazë prej mbi 90 mijë denarë, gjykatësit kushtetues të shtonin shtesa prej 30 mijë denarëve plus.
Ambasadori nuk ka as rol e as dëshirë të merret me gjëra që kanë të bëjnë me administratën e Gjykatës Kushtetuese apo cilësdo gjykatë tjetër në Maqedoninë e Veriut. Ambasadorja Bërns u takua më kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Sali Murati në janar të vitit 2020. Ambasadorja shprehu mbështetje për punën e rëndësishme të Gjykatës dhe rëndësinë e saj për sundimin e të drejtës dhe përparimin demokratik të Maqedonisë së Veriut”-thonë nga Ambasada e SHBA-ve.
Ky mohim nga ambasada amerikane vjen pas deklaratës së djeshme të Kushtetueses në të cilën pretendohej se mbështetja e fortë për rritjen e pagave ka ardhur nga disa ambasadorë, përfshirë ambasadorë të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në vend. Gjykatësit kushtetues pohonin se disa diplomatëve u është thënë se duhet të marrin më shumë para, që të jenë të pavarur dhe të paanshëm. Alsat sot pyeti ambasadën e Bashkimit Evropian nëse ky pretendim është i vërtetë, por nuk morëm përgjigje. Ndryshe, gjykatësit kushtetues pa zgjidhje ligjore në Kuvend, por vetëm duke ndryshuar Rregulloren e punës, morën vendim për të marrë shtesë prej të paktën 30 mijë denarë krahas pagës bazë. Dënim për këtë mënyrë të rritjes së pagave në Gjykatën Kushtetuese erdhi gjithashtu nga Komisioni Anti-korrupsion, i cili deklaroi se gjykatësit është dashur ta realizojnë këtë përmes votimit në Parlament. Në njoftim, Gjykata kushtetuese një ditë më parë nuk sqaroi se ku do të gjejë para për shtesat për këtë vit dhe nëse këto mjete janë planifikuar në buxhetin e tyre./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025