Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi bën thirrje për njoftim urgjent nga qytetarët që kanë dalë nga Emiratet
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon njoftim nga qytetarët që janë larguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen ose kanë qenë në Emiratet e Bashkuara Arabe të njoftojnë institucionin diplomatik nëse janë larguar nga ky shtet me iniciativë personale.
Sipas njoftimit të ambasadës, kërkesa u drejtohet veçanërisht qytetarëve të Kosovës – vizitorë të përkohshëm apo rezidentë – të cilët më herët janë paraqitur në ambasadë për mundësinë e evakuimit emergjent, por ndërkohë janë larguar nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ambasada kërkon që këta qytetarë ta informojnë sa më shpejt që është e mundur se aktualisht ndodhen jashtë këtij shteti, në mënyrë që të bëhet përditësimi dhe saktësimi i listës së personave të regjistruar për evakuim.
Njoftimi mund të bëhet përmes:
- emailit: embassy.uae@rks-gov.net
- numrit emergjent: +971 54 709 2109
Nga ambasada thuhet se ky hap do të ndihmojë në organizimin e veprimeve të mëtejshme dhe në menaxhimin më të saktë të listës së qytetarëve të paraqitur.
Ambasada falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.



























