LAJMI I FUNDIT:

Ambasada britanike: Shpresojmë që deputetët do ta përmbushin rolin e tyre demokratik

Ambasada britanike: Shpresojmë që deputetët do ta përmbushin rolin e tyre demokratik

Shpresojmë se deputetët do ta plotësojnë rolin e tyre demokratik, do ta shfrytëzojnë pozitën dhe ndikimin e tyre për përforcimin e sundimit të së drejtës. Kuvendi është institucioni kyç në çdo demokraci, ka vlerësuar për agjencinë Meta, Ambasada e Britanisë së Madhe në Maqedoni pas vendimit të LSDM për ngrirje të aktivitetit dhe mospjesëmarrje në punën e Kuvendit deri sa Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë speciale publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Shpresojmë se të gjithë deputetët do ta përmbushin rolin e tyre demokratik, do ta shfrytëzojnë pozitën dhe ndikimin e tyre për përforcimin e sundimit të së drejtës në Maqedoni“, thuhet në reagimin e ambasadës.

Lidhur me kritikat e fundit për punën e PSP, nga ana e kryetarit të shtetit Ivanov, nga ambasada përkujtojnë për rëndësinë e PSP për daljen nga kriza politike.


„Puna e Prokurorisë speciale është pjesë kyçe e Marrëveshjes “Përzhino” dhe bazë për zgjidhje të qëndrueshme për krizën politike. PSP u akordua nga katër liderët partiak të cilët e nënshkruan këtë marrëveshje, ndërsa PSP morri mbështetje të plotë nga Kuvendi. Të gjithë palët duhet të vazhdojnë ti japin mbështetje të plotë dhe të përmbahen nga veprime të cilët do ta pengojnë punën e saj“, ka porositur ambasada britanike në Shkup./Telegrafi/