LAJMI I FUNDIT:

Amazon Prime Air, “aeroplani” që ua sjell porosinë në më pak se 30 minuta

Amazon Prime Air, “aeroplani” që ua sjell porosinë në më pak se 30 minuta

Të dielen, në emisionin e famshëm të CBS “60 Minutes”, kompania Amazon ka zbuluar iniciaticën e saj të re dhe guximshme, përkatësisht pajisjen fluturuese Amazon Prime Air, e cila ka për detyrë që ta sjell pakon e porositur para dyerve të blerësit në më pak se 30 minuta, nga bërja e porosisë.

Në fakt, bëhet fjalë për një aeroplan të telekomanduar i cili është krejtësisht i pavarur, dhe nuk ka ndonjë pilot mbi të, ose nga toka i cili e dirigjon aeroplanin.

Për dallim prej aeroplanëve tjerë të komanduar, Prime Air mbështetet vetëm në kordinatat e programuara në GPS dhe kthehet në bazë, i pa-dirigjuar.

Gjatë intervistës, shefi i Amazon, Jeff Bezos ka thënë se Prime Air do të mund të bart dërgesa të rënda deri në 2.26 kilogram në kuti të plastikës, ose 86% të produkteve të shitura nga kompania.


Amazon Prime Air nuk do të jetë në dispozicion për blerësit për momentin, pasi që Bezos ende është duke pritur të marrë miratimin e FAA, gjë e cila pritet të ndodhë në vitin 2015. Detajet e çmimeve për shërbimin e ri dhe inovativ të Amazon Prime Air ende nuk janë bërë të ditura. / Telegrafi /