LAJMI I FUNDIT:

Amantia, qyteti ilir që fsheh thesare nëntokësore

Amantia, qyteti ilir që fsheh thesare nëntokësore

Në zonë janë rikthyer ekspeditat e arkeologëve për kërkime në rrënoja.

Në luginën e thellë ku kalon lumi Shushica ndodhet qyteti antik i Amantias.

Një zonë  me nëntokë të pasur ku prej kohësh janë bërë gërmime arkeologjike, por një pjesë e saj ende premton pasi nuk është zbuluar.


Gërmimet këtu kanë nisur që prej messhekullit të kaluar. Nga puna e arkeologëve u zbulua fillimisht stadiumi i qytetit ilir.

Ekzistenca e një stadiumi në atë kohë në shekullin e 6 dhe të 5 Para Erës Sonë për historianët është me rëndësi pasi tregon se qyteti në atë kohë ka qenë i rëndësishëm.

Gërmime janë bërë vit pas viti ndërsa ekspeditat vijojnë. Një e tillë po bëhet edhe prej dy javësh në Amantia. Arkeologët janë përqëndruar në këtë zonë dhe nga gërmimet ka dalë në dritë një skulpturë antike.

Momentalisht puna është fokusuar në pjesën publike të qytetit.

Kjo ekspeditë tërheq edhe vëmendjen e vizitorëve. Ndonëse jemi në periudhën e vjeshtës ka ende turistë që shprehin interes për zbulimet në këtë territor ndaj ndalojnë në parkun arkeologjik.

Ata që nuk kanë mundësi që të vizitojnë parkun arkeologjik kanë edhe mundësi të tjera për të parë objekte të ndryshme.

Në muzeun historik të Vlorës janë ekspozuar një sërë objektesh dhe artefakte të cilat janë zbuluar në Amantia. Mes tyre është edhe monedha që sipas arkeologëve është përdorur nga banorët e qytetit ilir.

Amantia dhe Foinike në Finiq janë dy zona me nëntokë të pasur në qarkun e Vlorës. Dhe historianët e thonë me bindje se nga gërmimet do të ketë gjetje të tjera me shumë interes për trashëgiminë.

Në fshatin Ploc që ndodhet pranë Amantias së vjetër sot ka pak banorë. Edhe ata shprehin interes për zbulimet në këtë zonë ndërsa janë të mendimet që objektet që gjenden nga arkeologët të qëndrojnë në këtë fshat për shkak të potencialit turistik.

Teksa puna arkeologjike vijon, ka edhe një sërë problematikash.

Për vec problemeve në infrastrkturë duhet të punohet edhe me sinjalistikën. Gjithashtu në parkun arkeologjik ka një person që jep biletën e hyrjes, por nuk ka një ciceron që të shpejgojë për vizitorët zonën.

Autoritetet kanë pjesën e tyre për të përmirësuar. Po ashtu edhe arkeologët të vijojnë përpara me punën. Sepse Amantia është një zonë që premton si në aspektin historik, ashtu edhe në atë kulturor./Tv Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori