Ish-lojtari i ekipit G2, François "⁠AMANEK⁠" Delaunay, pas më shumë se shtatë muajsh në stolin e G2, raportohet se është në prag të nënshkrimit për një ekip të ri.

Lojtari 28 vjeçar ishte pjesë e ekipit G2 për më shumë se tri vite, ku luajti role të ndryshme për ta ndihmuar ekipin.


Tani si pjesë e ekipit LDLC, AMANEK do të luajë krahë lojtarëve të rinj dhe me potencial nga Franca.

Pas ardhjes së AMANEK ekipi i LDLC tani numëron gjithsej tetë lojtarë, ku dy prej tyre janë në fazën provuese.

Më poshtë e gjeni formacionin e ekipit LDLC pas ardhjes së AMANEK: François "⁠AMANEK⁠" Delaunay Filip "⁠Graviti⁠" Brankovic Remi "⁠Diviiii⁠" Alexandre Ryan "⁠Neityu⁠" Aubry Hugo "⁠Brooxsy⁠" Di Bono Eythan "⁠unshaark⁠" Solomon Arthur "⁠Snobling⁠" Benard Matthieu "⁠Razzmo⁠" Mellot

/Telegrafi/

telegrafi sport app