LAJMI I FUNDIT:

Amal Clooney ka treguar se si ajo vesh fustan të shkurtër të zi

Amal Clooney ka treguar se si ajo vesh fustan të shkurtër të zi

Femrat duhet të ketë të paktën një fustan të shkurtë të zi në gardërobën e tyre, i cili me pak detaje mund të vishet pothuajse në çdo rast

Fustani i vogël i zi është një pjesë e pazëvendësueshme e gardërobës së çdo gruaje me stil. Ajo është gjithmonë veshja e duhur kur jemi në dilemë për një zgjedhje mode për një rast të caktuar.


Ka qenë sinonim i elegancës për dekada, dhe ka variacione të shumta. Kjo është një nga arsyet që fustani i vogël i zi nuk do të dalë kurrë nga moda – mund të kombinohet në mënyra të panumërta.

Pasi avokatja e respektuar njihet si një nga femrat më të veshura më së miri në botë, tek ajo nuk ka vend për gabime në stil, transmeton Telegrafi.

Kështu ishte edhe kur me bashkëshortin George Clooney u shfaq në një restorant në Nju-Jork.

Fustani me temina i rrinte mrekullisht mirë dhe i nxirrte në pah posaçërisht këmbët e saj të gjata. I ka kombinuar edhe me këpucë të përshtatshme me majë të artë.

Ka bartur çantë dhe vëthë të dukshëm, flokët i kishte me tallaze, ndërsa me buzëkuq ka rrumbullakuar këtë editim.

Shikoni Amal Clloney-n në editim mode pa asnjë gabim.

/Telegrafi/