LAJMI I FUNDIT:

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata humbi ndeshjen me Alaves në xhiron e 32-të të La Ligës dhe prej ditësh nuk po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës së Atletico Madridit.

Shkak janë dhimbjet e forta në fytyrë të shkaktuara nga nevralgjia trigeminale, njoftoi AS, duke deklaruar se konsiderohet si “sëmundja më e dhimbshme e njohur në praktikën mjekësore”.

Është një dhimbje kronike që prek periodikisht nervin, mund të zgjasë nga një sekondë deri në maksimum dy minuta dhe mund të shkaktohet nga përtypja, të folurit, gogësitë, larja e dhëmbëve.


Kishte përballë edhe lojtarë si Messi dhe Ronaldo – por Kimmich zgjodhi ish-dështakun e Chelseat si kundërshtarin më të vështirë
Lexo po ashtu Kishte përballë edhe lojtarë si Messi dhe Ronaldo – por Kimmich zgjodhi ish-dështakun e Chelseat si kundërshtarin më të vështirë

Zakonisht shfaqet te moshat mbi 50 vjeç. Për momentin, raporton AS, Morata po merr mjekim, por kjo nuk është një zgjidhje e përhershme dhe ai mund të përfundojë në operacion.

Është e diskutueshme nëse ai do të mund të luajë në ndeshjen e së shtunës me Athletic Bilbaon në kuadër të xhiros së 33-të të kampionatit spanjoll.

Morata është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e skuadrës së trajnerit Diego Simeone. Këtë sezon, ai bëri 44 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 20 dhe duke asistuar katër gola.

Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2026, ndërsa më herët në karrierë ka luajtur për Real Madrid, Juventus dhe Chelsea, ndërsa për Spanjën ka 71 paraqitje dhe 34 gola. Ai fitoi 17 trofe klubesh dhe kombëtaresh. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 20 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori