Alvaro Arbeloa i bindur: Kylian Mbappe luan ndaj Manchester Cityt
Trajneri Alvaro Arbeloa është i bindur se Kylian Mbappe do të jetë në gjendje të udhëtojë me Real Madridin për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, por sfida ndaj Elche vjen shumë shpejt për të.
Real Madridi fitoi bindshëm 3-0 ndaj Cityt në “Santiago Bernabeu” të mërkurën, falë një het-triku të Federico Valverde në pjesën e parë.
Skuadra madrilene mund të marrë një tjetër shtysë të madhe për këtë përballje me rikthimin e Mbappe, i cili po rikuperohet nga një ndrydhje në gjurin e majtë, problem që e ka shqetësuar që nga muaji dhjetor.
Mbappe është golashënuesi më i mirë i Real Madridit në të gjitha garat me 38 gola, plot 25 më shumë se vendi i dytë Vinicius Junior me 13. Arbeloa është optimist se sulmuesi francez do të rikthehet shumë shpejt në skuadër.
"[Mbappe] po përmirësohet çdo ditë".

"Rikuperimi i tij po shkon sipas planit. Ne kemi bërë një plan të qartë. Gjithçka varet nga përparimi i tij, por mendoj se po ecën shumë mirë. Ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Elche, por pres që të udhëtojë drejt Manchesterit.
"Dua që ai të jetë në gjendje të udhëtojë në Manchester. Do të shohim nesër dhe të dielën, kur do të marrim vendimin përfundimtar.
"Shpresojmë që ai të jetë atje dhe gjithashtu në ndeshjen kundër Atletico Madridit më 22 mars. Sa i përket Francës, do të shohim në momentin e duhur nëse duhet të pushojë gjatë pauzës së kombëtareve."
Real Madridi rikthehet në aksion në La Liga kundër Elche, duke synuar të ngushtojë diferencën në krye ndaj Barcelonës në vetëm një pikë.
Skuadra madrilene kishte humbur dy ndeshje radhazi, por në takimin e fundit në kampionat triumfoi 2-1 ndaj Celta Vigos./Telegrafi/



























