Alternativa: Të hetohen indikacionet për korrupsion të familjes Ahmeti
Partia opozitare “Alternativa” kërkon që të hetohen dyshimet për korrupsion të familjes së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Nga kjo parti thonë se “për çdo ditë shohim indikacione të reja për krimin dhe korrupsionin e figurave të larta të BDI-së dhe familjarëve të tyre”.
Nga “Alternativa” thonë se organet hetuese vazhdojnë të heshtin ndaj dyshimeve të forta për keqpërdorimin e mundshëm të miliona eurove nga familjarë të krerëve të BDI-së, përfshirë edhe familjarët e Ali Ahmetit.
“Kërkojmë nga organet e drejtësisë që t’i hetojnë të gjitha indikacionet dhe të vërtetojnë prejardhjen e pasurisë të kësaj dinastie, të krijuar mbi kurrizin e halleve të shqiptarëve. Duket se BDI-ja është stërvitur mirë në kohën e regjimit të Gruevskit. Në atë kohë ishin Gruevski dhe familja, tani janë Ahmeti dhe familja, Grubi dhe familja, Merko dhe familja… Sikur të ishte BDI-ja degë e Cosa Nostra-s, e jo parti politike”.
“U bë e qartë se çfarë paska qenë ulërima e kryesisë së BDI-së për veting. Ky paska qenë mashtrimi politik i shekullit. Që të fshihet pasurimi i familjeve të BDI-së, duhej të hetoheshte prona e të gjithë të tjerëve përveç prona e tyre. Këto indikacione për korrupsion, në kundërshtim me vlerat e BE-së dhe të NATO-s, janë konfirmimi më i fuqishëm se propozim amendamenti kushtetues i AlternAtivA-s e godet në palcë korrupsionin politik të nivelit të lartë”.
“Kur të mundësojmë që veprat penale të kryera nga personat e zgjedhur dhe të emëruar të mos vjetërohen kurrë, atëherë do të jemi të sigurt se nuk ka shpëtim as për ata që përkohësisht mund të ndikojnë mbi vendimet e organeve hetuese”, thonë nga “Alternativa”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!