Revista e njohur botërore, Allure, ka shpallur Bebe Rexhën prej yjeve që janë dukur më së bukuri në ceremoninë e 60-të jubilare të Grammy Awards.

Ngjarja më e madhe muzikore në botë i pa duke shkëlqyer yjet shqiptare.


GettyImages 911504118 E mrekullueshme... Foto: Getty Images

Por, kishte të tilla që i besuan duarve të shqiptarëve për t'u bukur bukur.

Këtë e bëri edhe Bebe Rexha e cila grimin ja besoi shqiptarit të njohur, Mario Dedivanovic. Shqiptari nga Mali i Zi që u bë i njohur pasi punoi me yje si Kim Karadashian e bëri Beben të duket vërtet të veçantë.

GettyImages 911512730 Foto: Getty Images

"Këngëtarja na dha një tjetër arsye pse duhet ta duam ngjyrën rozë dhe të kuqe në hije të syve tona. Mario Dedivanovic i dha Bebe Rexhës një dukje të hijezuar mjaft të kënaqshme që është kombinim i hijezimeve më në trend. Ai kombinoi dukjen me buzëkuqe të tejdukshëm", shkruan në përshkrimin e Allures.

Mario Dedivanovic duket se ka meritën më të madhe pse edhe fustani i Bebes ishte mjaft i pëlqyer pasi u kombinua shumë në paraqitjen e saj.

Bebe Rexha nuk ishte e nominuar për Grammy, por fitoi një çmim si bashkë-autore e një prej këngëve më të mira të përzgjedhura në këtë ceremoni. /Telegrafi/