Humbja në ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Lazios ka bërë që Juventusi të futet shpejtë në kërkim të një mesfushori.

Trajneri Max Allegri ka pasur takim me drejtorin e përgjithshëm Guiseppe Marrotan dhe atë sportiv Fabio Paratici, ku i ka shfaqur kërkesat e tij.


Allegri ka kërkuar një mesfushor me peshë që të blihet në këtë afat kalimtar.

Ermrat e propozuar janë gjashtë, ndërsa puna ka filluar.

Emri më i afërt është Blaise Matuidi i PSG-së. 30 vjeçari ka marrëveshje me PSG-në deri në vitin 2018. Juventusi po punon për lojtarin edhe me menaxherin e tij Raiola.

matuidi 1

Kuotat e Marouane Fellainit janë rritur në ditët e fundit. 29 vjeçari me përforcimet e bëra së fundmi ka humbur vendin te Manchester United.

Ai mund ta konsiderojë një kalim te Juve, ndërsa United kërkon 25 milionë euro.

fella 1

Nga Spanja pëlqehet Steven N'Zonzi. Mesfushori 28 vjeçar ishte një nga dëshirat e para këtë verë. Juventusi u stopua pasi klauzola e tij e lirimit është 40 milionë euro dhe Zonja nuk dëshiron të paguajë kaq shumë para.

nzonzi 1

Edhe Emre Can ishte një dëshirë e Liverpoolit. Mesfushori 23 vjeçar me gjasë do të qëndrojë te Liverpooli edhe një sezon derisa t’i përfundojë kontrata.

emre can

Kur Lazio e mposhti Juven në fundjavën e shkuar, Sergej Milinkovic-Savic ishte ndër më të merituarit. Ai ka kontratë deri në vitin 2020 dhe Lazio për të kërkon 70 milionë euro.

savic berish euml n e kam shok por do t rsquo i prishim pun euml shqip euml ris euml hd

Andre Gomes i Barcelonës po kërkon minuta më shumë që të luajë gjë që nuk e ka gjetur te klubi gjigant spanjoll. Ai un ble për 35 milionë euro dhe 20 milionë euro të tjera bonuse.  /Telegrafi/

andre gomes e1501516408732

telegrafi sport app