Allegri kritikon skuadrën pas humbjes

Rossonerët pranuan pesë gola në 36 minutat e para të ndeshjes, para se t’i shënonin tre sosh pa përfunduar pjesa e parë. Ndërsa në të dytën nuk arritën të bënin asgjë.
“Luajtëm keq në gjysmë-orën e parë, sepse kishte druajtje dhe ne nuk bëmë asnjë sulm të vetëm”.
“Është dashur të vepronim më mirë sa i përket karakterit, por pastaj u kthyem, ndërsa në pjesën e dytë ishim afër për ta ngushtuar në 5-4. (Megjithatë) ka edhe lojtarë që luajtën mirë sot”.
“Jemi skuadër që ka shtatë ose tetë lojtarë nën 20 vjeç, prandaj nuk duhet të ndikohemi nga paranoja pas humbjeve të këtilla. Ishte e pamundshme në bazë të rrethanave që të vinim këtu dhe ta dominonim Manchester Cityn", ka thënë Allegri për Sportmediaset. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































