Juventusi ka vazhduar me formë shumë të mirë në Serie A, teksa ka mposhtur Spezian me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë goli i spanjollit Alvaro Morata vendimtar që Zonja e Vjetër t'i fitojë tri pikët në këtë sfidë.


Pas fitore trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se nuk ka qenë një lojë e e lehtë, teksa ka mbetur i kënaqur edhe me Alvaro Moratan.

“Është e rëndësishme për sulmuesit, jam i kënaqur me golin dhe paraqitjen. Sot, pas kaq shumë ndeshjesh me të njëjtët lojtarë, gjithçka që duhet të bëjmë është të urojmë djemtë".

100315685 5bdc237c 978f 4f88 ace9 8798b111a700

"Nuk ishte e lehtë për të fituar. Për herë të parë jemi matematikisht të katërtët në renditje. Në pjesën e parë duhej mbyllur ndeshja, në të dytën ishte normale që do të vuanim pak”, u shpreh Allegri.

Juventus pas 28 xhirove e sheh vetën në pozitën e katërt në tabelë me 53 pikë, gjashtë më shumë se Roma në vendin e pestë dhe shtatë më pak se lideri Milan.

Ndeshjen e ardhshme Zonja e Vjetër do ta zhvilloj në udhëtim te Sampdoria ku kërkon fitoren e tretë radhazi në kampionat. /Telegrafi/