Ali Ahmeti: Në Bruksel, nuk arritëm të dakordohemi, nuk dua të ndodhë kjo edhe në Vjenë (Video)

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ftuar mbrëmë në emisionin “ClickPlus” në TV21, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ftesës së bërë nga Brukseli për bisedime në Vjenë të katër liderëve.
“Nuk do dëshiroja që të bëjmë si në Bruksel dhe të kthehemi kokë-ulur pa një marrëveshje. Ishim në Bruksel, nuk arritëm të dakordohemi, nuk dua të ndodh kjo edhe në Vjenë. Jam edhe në pritje edhe nesër, ftesa ka ardhur, sigurisht se pjesëmarrja nëse janë dakorduar edhe të tjerët, por nuk do i shmangem ftesës së Hahn-it dhe eurparlamentarëve”, ka deklaruar Ahmeti.
Ahmeti diskutoi edhe për datën e zgjedhjeve, një herë më 24 prill e më pas edhe 5 qershor, për t’i dhënë një shans edhe KSHZ-së edhe opozitës, pra me kusht që të mos ketë kërkesë edhe një shtyrje tjetër.
Kreu i BDI-së përkujtoi se edhe më herët ka thënë se nuk kanë hipoteka dhe as janë vasal apo dorë e zgjatur e dikujt.
“Ne kemi program dhe platformë tonën që e miratojmë para elektoratit dhe i dalim zot asaj platforme që të jemi pjesë e zgjidhjes së problemit e jo nxitës e flakëvënës”, tha ndër të tjera Ahmeti.
Analisti Blerim Reka në ndërhyrjen e vet tha se Marrëveshja e Përzhinos është e vdekur, por lideri i BDI-së i është përgjigjur se ky argument nuk qëndron përderisa institucionet e dala nga kjo marrëveshje ende funksionojnë, siç është rasti me Prokurorinë Speciale.
“Marrëveshja e Shkupit nuk është e vdekur, ne i kemi kërkuar Ivanovit, të ashtuquajturit president, të tërheq vendimin e tij, jemi pjesë e qeverisë pasi kemi legjitimitetin e shqiptarëve dhe do t’i dalim zot platformës sonë, tha Ahmeti, duke shtuar se një marrëveshje e re kërkon kohë, por edhe bart rreziqet e veta.
Ahmeti tha se ata duhet në Vjenë ta rikonfirmojmë Marrëveshjen e Përzhinos dhe të insistojmë që Ivanovi ta tërheq vendimin e papërgjegjshëm.
“Kriza po zgjat shumë kohë dhe pasojat në ekonomi tashmë po duken, që nga investitorët e huaj e deri të bujqit e rëndomtë, tha lideri i BDI-së”.
Për problemin e shpërndarjes të Buxhetit, kryetari i BDI-së tha se ekipi i programit po bën një studim lidhur me këtë çështje dhe premtoi se shumë shpejtë do të dalin me shifra dhe projekte konkrete.
Edhe problemi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe ngelet për t’u zgjedhur, por me ndihmën e ekspertëve të huaj propozim ligji po shkon drejt përfundimit.
Ai, lidhur me debatin me kundërshtarët politikë, tha se asnjëherë nuk i ka ikur debatit, por nuk ka pasur deri tani debat mes tij dhe Thaçit për shkak se kohërat kanë qenë të tilla dhe nuk ka investuar për përplasje mes shqiptarëve.
“BDI ka kontribuar që shqiptarët pavarësisht se kujt partie i takojnë le të respektojnë parimet e përgjithshme demokratike, por kjo nuk ka ndodh për fat të keq dhe në veçanti një hije të keqe u dha në 2008 me të vrarë. Çdo parti tjetër, e tretë, dëmton dhe i dobëson shqiptarët, i bën të parëndësishëm. Në këtë vend nuk ka hapësirë për më tepër se dy parti”, ka përfunduar Ahmeti.
Ahmetit nuk i ka ikur që ta përmend edhe deklaratën e tij të vjetshme, kur ka thënë që “nuk është larg Maqedonia nga Ukraina”.
“Bëhen gati 14 muaj që kur unë bëra një deklaratë që për shumë politikanë e analistë ishte paksa qesharake kur thash se Ukraina nuk është larg, kjo deklaratë nxiti reagime nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm. Qëllimi im ka qenë që pasojat të janë sa më të vogla dhe ne të jemi më të suksesshëm në menaxhim me situatën, për shkak se kishim situatë kur opozita braktisi parlamentin e më pas me publikimin e përgjimeve u desh ndërhyrja e Brukselit pas ftesës së BDI-së”, u përgjigj Ahmeti në pyetjen e analistit Blerim Reka në lidhje me atë se a do të merr pjesë në zgjedhje BDI. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi