LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo Giulietta dhe MiTo mund të mbesin pa pasardhës (Foto)

Alfa Romeo Giulietta dhe MiTo mund të mbesin pa pasardhës (Foto)

Reid Bigland, shef i prodhuesit italian Alfa Romeo, ka bërë të ditur në Geneva Motor Show 2017 se nuk dihet fati i modeleve Giulietta dhe MiTo.

Megjithëse këto modele ishin bartëse të shitjeve gjatë viteve të fundit, kompania po dëshiron makina që kërkohen edhe në vende tjera të botës dhe jo vetëm në Evropë, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh se këto vetura janë të krijuara vetëm për tregun evropian, ato edhe mund të hiqen nga prodhimi.

Modeli Giulietta vështirë se do të hyjë sërish në prodhim

“Nuk po e anashkalojmë apo harrojmë këtë treg, por më shumë na intereson Amerika Veriore dhe Azia”, ka thënë Bigland lidhur me rastin.

Mbetet ende e paqartë për fatin e pasardhësve të Giulia dhe SUV Stelvio, ndërsa për MiTo ishte thënë se nuk do të ketë, derisa ka plane për një Giulietta të re.

Alfa Rome MiTo nuk do të ketë pasardhës

Sa i përket modeleve të reja, Bigland ka thënë se me siguri do të lansohet ndonjë SUV, por se mbetet të vendoset nëse do të jetë më i vogël apo më i madh se Stelvio.

Ndryshe, më herët ishte deklaruar se Alfa Romeo do të lansojë dy modele të reja SUV, njëri prej të cilëve do të ndante strukturën elektronike me Maserati Levante, kurse tjetri do të jetë model sportiv. /Telegrafi/