Amazon ka përditësuar asistentin e saj zanor Alexa pasi “sfidoi” një vajzë 10-vjeçare të prekte prizën e energjisë elektrike me monedha të hekurit.

Sugjerimi erdhi pasi vajza i kërkoi Alexa një “sfidë për të bërë”.

“Vendosni një karikues telefoni në një prizë muri dhe më pas e prekni me monedhë”, tha altoparlanti inteligjent.

Amazon tha se e rregulloi gabimin sapo kompania u bë e vetëdijshme për të.

Aktiviteti i rrezikshëm, i njohur si “sfida e qindarkës”, filloi të qarkullonte në TikTok dhe faqet e tjera të internetit të mediave sociale rreth një vit më parë.

Shumë metale përcjellin rrymën elektrike dhe futja e tyre në prizat elektrike të ndezura mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarre dhe dëmtime të tjera. /Telegrafi/