Sistemi imunitar reagon kur organizmin tonë e sulmojnë mikrobe të rrezikshme, por kur ky sistem imunitar “alarmohet” dhe reagon furishëm edhe kundër substancave të cilat nuk janë fare të rrezikshme (si pluhuri, poleni ose qimet e kafshëve shtëpiake), atëherë kjo quhet alergji.
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Shenjat e alergjisë janë teshtitja, enjtja e syve dhe e fytyrës, skuqja dhe kruarja e syve dhe lotimi. Alergjia është shumë e shpeshtë – konsiderohet se çdo i pesti prej nesh ka alergji në ndonjë substancë.
Përse zhvillohet alergjia? Nuk dihet, ashtu sikurse nuk dimë përgjigjet në shumë pyetje tjera të cilat lidhen me organizmin tonë, por nëse dini se keni alergji në ndonjë substancë atëherë përpiquni që të evitoni kontaktin me ato materie.
Patjetër, që duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për të përcaktuar se shenjat që i keni a janë alergji apo kongjestion i hundëve për shkak të veprimit hormonal.
Nëse keni alergji atëherë:
• mos pini duhan dhe të shmangni ambientet ku pihet duhani
• mos përdorni detergjente të forta dhe kimikalie tjera të cilat përdoren shpesh në amvisni
• nëse keni alergji në polen, përpiquni që të mos dilni jashtë, por edhe kur dilni mbani syze për të mbajtur polenin sa më larg syve tuaj dhe kur të ktheheni në shtëpi lani fytyrën dhe duart.
▪ Nëse keni alergji në pluhur atëherë kur pastroni shtëpinë përdorni thithëse me vakuum dhe kur fshini përdorni peceta të lagura në mënyrë që pluhuri të mos kalojë në ajrin të cilin e thithni
▪ Nëse keni alergji në ushqim, përpiquni të shmangni ato ushqime
▪ Nëse keni alergji në kafshë shtëpiake, evitoni kontaktin me këto kafshë
Nëse më parë keni marrë ilaçe për alergji, tash kur jeni shtatzënë patjetër që duhet të konsultoheni me mjekun tuaj se a janë të sigurta ato ilaçe që të merren gjatë shtatzënisë.
Barnat antihistaminike që përdoren kundër alergjisë konsiderohen të sigurta për shtatzënat, por shkaktojnë gjumësi. Ky efekt anësor mund të jetë i mundimshëm, sepse edhe ashtu në fillim të shtatzënisë zakonisht gratë ndjejnë plogështi dhe përgjumje.
Sa i përket vaksinave për alergji, nuk është mirë që të fillohet me to gjatë shtatzënisë, sepse e çrregullon sistemin imun të shtatzënës; këto vaksina mund t’i merrni nëse i keni marrë për disa herë përpara se të mbeteni shtatzënë.
Pikat për hundë (dekongjestantët) të cilët përmbajnë pseudoefedrinë nuk është mirë që të përdoren gjatë shtatzënisë, sidomos në tremujorin e parë të shtatzënisë atëherë kur rreziku për beben është më i madh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ky stimulues i vogël i shtyllës kurrizore një ditë mund të ketë një ndikim të madh te njerëzit me paralizë

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë