LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa shpresojnë për drejtësi nga Gjykata administrative

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa shpresojnë për drejtësi nga Gjykata administrative

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi të gjitha ankesat për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesit e ankesave kanë mundësi të dorëzojnë padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit.

Gjykata Administrative obligohet pas ankesës të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj. KSHZ dje në seancë i shqyrtoi dhe i hodhi poshtë të gjitha ankesat e parashtruara në procedurën për votim, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Nga gjithsej 89 ankesa të parashtruara nga BESA, janë refuzuar 88, ndërsa një ankesë është tërhequr nga partia. Me kërkesë të Lëvizjes BESA, 84 ankesa janë shqyrtuar si një sepse kanë pohime të njëjta dhe kanë të bëjnë me Komunën e Çairit.

Janë hedhur poshtë edhe 13 ankesat e parashtruarat nga Aleanca për Shqiptarët për votimin në Strugë, si dhe ankesa e parashtruar nga LPM. Ankesat e Lëvizjes Besa dhe të Aleancës për Shqiptarët KSHZ i hodhi poshtë si të pabaza, ndërsa ankesa e LPM është refuzuar si e parregullt./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori