Albion Rrahmani i pandalshëm – Kosova merr epërsinë ndaj Komoreve

Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në avantazh prej 2-1 në ndeshjen ndaj Komoreve që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Ishin mysafirët ata që morën të parët epërsinë duke realizuar në minutën e 12-të përmes Said Bakarit për rezultatin 1-0.
Vetëm shtatë minuta më vonë ishte Albion Rrahmani ai i cili realizoi një gol të bukur për të barazuar gjithçka (1-1).

Tani në minutën e 59-të Rrahmani u tregua mjaft dinak duke shfrytëzuar një gabim fatal të mbrojtjes mysafire, duke marrë kështu epërsinë për herë të parë në këtë sfidë.
Kjo epërsi e Kosovës ishte tejet e merituar pas disa rasteve të mira që patën për gol, por të cilat ishin ndalur nga portieri i Komoreve./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/06/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































