Pak ditë më parë u tha se këngëtarja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi ka nisur një lidhje dashurie me biznesmenin shqiptar, Valon Vataj dhe këtë e ka konfirmuar vet ajo.

Albina për Prive ka pranuar se prej kohësh është duke shijuar romancën me biznesmenin, ndërsa ka thënë se asnjëherë nuk e ka fshehur këtë, por ka dashur ta mbaj larg syrit të medieve jetën e saj private, ndërsa thotë se janë bërë gati për paragjykimet që po iu bëhen.


“Unë nuk e kam mbajtur lidhjen fshehtë por nuk kam dashur të bëjë asgjë publike në rrjete sociale. Përderisa ndihem mirë dhe jemi të lumtur e kemi bërë lidhjen publike me qenë rehat për vete. Ne jemi bërë gati të përballemi me paragjykimet që po na bëhen, por në fund, për neve ka rëndësi mbështetja e dy familjeve tona dhe dashamirëve tanë dhe jo fjalët e njerëzve që nuk na njohin e na paragjykojnë, sepse në fund të fundi askush nuk e di jetën time apo të Valonit”, ka thënë Albina

kelmendialbina 254156069 1078720816199044 175640117063389203 n Foto: Albina Kelmendi/Instagram

“Famën e kam ndërtuar me punë e përkushtim së bashku me familjen time, kurse lidhjen do mundohem ta mbajë larg syrit të mediave sepse është diçka personale e imja”, ka shtuar tutje këngëtarja.

Screenshot 18 9 1 Foto: Valon Vataj/Instagram

Albina ditëlindjen e 24-të e ka festuar së bashku me partnerin e saj në New York, nga ku ai edhe i bëri një urim në rrjetet sociale, për të zbuluar kështu lidhjen e tyre, të cilën po e shijojnë prej kohësh.

Në anën tjetër Vataj më parë ishte i martuar dhe është baba i dy fëmijëve. /Telegrafi/