LAJMI I FUNDIT:

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 12-të, sot në program janë tre super duele

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 12-të, sot në program janë tre super duele

Albi Mall Superliga vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 12-të.

Në program për tu luajtur sot janë tre takime, ku secili është më interesant se tjetri.

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Klinë, ku kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të përballet me Dukagjinin.


Vendasit vijnë në këtë takim pas humbjes nga Drita një javë më parë dhe kërkojnë këndelljen, derisa suharekasit synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive ku nuk dinë për humbje që nga 11 shtatori.

Duel tejet interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

‘Minatorët’ nuk kanë fituar në tre sfidat e fundit dhe kërkojnë të rikthehen te fitorja, në anën tjetër Gjilani pas humbjes befasuese që pësoi nga Drenica synon të kthehet me pikë nga ky udhëtim.

Sfidë tejet e nxehtë pritet të jetë edhe në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj mes Drenicës dhe Malishevës.

Të dyja skuadrat në këtë sfidë vijnë pas fitoreve të mëdha që morën në udhëtim te Gjilani respektivisht Ferizaj dhe kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve të mira. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori