Federata e Futbollit të Kosovës, sot, e ka nënshkruar kontratën dyvjeçare me qendrën më të madhe tregtare në vend, ALBI MALL, që do të jetë sponsor gjeneral i Superligës së Kosovës në futboll. Kësisoj, për dy vite radhazi elita e futbollit tonë do të quhet ALBI MALL Superliga.
Kontratën e partneritetit e kanë nënshkruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe drejtori ekzekutiv i Albi Commerc, Sutki Humolli.
Me rastin e nënshkrimit të kontratës, presidenti i FFK-së, Agim Ademi u shpreh i lumtur që sot u zyrtarizua partneriteti me Albi Mall, si njëra nga koorporatat më të suksesshme dhe më serioze në vendin tonë, e cila çdo vit shënon rritje.
“FFK vazhdon të punojë me përkushtim të madh në avancimin e futbollit në të gjitha segmentet dhe në këtë drejtim fatmirësisht e kemi gjetur edhe përkrahjen e kompanive të ndryshme, të cilat pa hezitim po i bashkohen misionit tonë në rritjen e mëtejme të futbollit. Me këtë rast, e falënderoj Albi Mall-in për gatishmërinë dhe interesimin e tyre për ta mbështetur futbollin tonë nëpërmjet sponsorizimit të Superligës. Partneriteti i tillë është i mirëseardhur dhe i shërben interesave të të dyja palëve. Gjithsesi, nga ky partneritet përfiton futbolli ynë, për të cilin secili prej nesh po e jep kontributin në forma të ndryshme. Besoj se së bashku me Albi Mall do të ndikojmë që liga jonë elitare të shënojë rritje të mëtejme në organizim dhe në cilësi të lojës së futbollit”, ka thënë presidenti Ademi.
Në anën tjetër drejtori ekzekutiv i Albi Commerce, Sutki Humolli, është shprehur i lumtur që brendi i tyre do të jetë sponsor i Superligës për dy vite radhazi: “Kjo kontratë që na takoi sot këtu është një nga bashkëpunimet më të mira për ne si Albi Mall, duke qenë se po investojmë në kulturën e sportit kosovar. Bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës na bënë të kuptojmë se futbolli përveçse është emocion në vete, dhe tashmë do të përfaqësohet me emërimin Albi Mall Superliga, i ka bashkuar edhe dy fuqi shumë përgjegjëse, prandaj edhe angazhimi ynë që të jemi pjesë e kësaj Federate dhe të investojmë në kulturën e sportit kosovar ka qenë vendim unanim nga të gjithë, që të jemi sa më afër mundësisë së zhvillimit të kulturës sportive në Kosovë. Faleminderit të gjithëve sot për praninë tuaj, Federatës së Futbollit të Kosovës suksese dhe do të na keni gjithnjë krahë!”, ka theksuar Humolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?