Alberta me referendum mund të shkëputet nga Kanada

Kanadaja lejon mbledhjen e firmave për një referendum mbi pavarësinë e Albertës.
Komisioni i Zgjedhjeve të Albertës ka miratuar një iniciativë për të mbajtur një referendum mbi ndarjen e provincës nga Kanadaja, duke hapur rrugën për mbështetësit e pavarësisë që të fillojnë mbledhjen e firmave.
Në fillim të janarit, Projekti i Pasurisë së Albertës duhet të emërojë një zyrtar financiar para se të nisë zyrtarisht fushatën.
Pyetja e propozuar e referendumin është “a jeni dakord që provinca e Albertës të ndalojë të jetë pjesë e Kanadasë dhe të bëhet një shtet i pavarur?”
Organizatorët kanë katër muaj për të mbledhur të paktën 178 mijë nënshkrime nga banorët e Albertës, shkruan cbc.
Kjo e fundit është provinca kryesore prodhuese e naftës në Kanada, duke zotëruar rreth 95–97 për qind të rezervave të provuara të naftës së vendit.
Fillimisht këtë vit, një përpjekje e ngjashme u bllokua pasi një gjykatë e shpalli formulimin e pyetjes jo-kushtetues. Qeveria provinciale më pas ndryshoi rregullat për referendumet e iniciuara nga qytetarët, duke i lejuar aktivistët të riformulojnë pyetjen dhe të aplikojnë përsëri.
E vendosur në perëndim të Kanadasë, Alberta kufizohet në jug me shtetin amerikan të Montanës. Ajo u bashkua me shtetin kanadez në vitin 1905.
Kryeqyteti provincial është Edmonton, qyteti më i madh është Calgary, dhe popullsia e provincës tejkalon 4 milionë banorë. /Telegrafi/


















































