LAJMI I FUNDIT:

Albërie Hadërgjonaj flet e përlotur për pjesëmarrjen e Bregoviqit: Kosovarët lënë paratë e fundit në Shqipëri, përse ta promovojmë ne gjuhën serbe

Albërie Hadërgjonaj flet e përlotur për pjesëmarrjen e Bregoviqit: Kosovarët lënë paratë e fundit në Shqipëri, përse ta promovojmë ne gjuhën serbe

Pavarësisht polemikave e reagimeve të shumta në rrjete sociale, “Festa e Birrës” në Korçë do të mbahet me të ftuarin special, artistin boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq.

Për këtë të fundit, të gjithë artistët nga Kosova anuluan pjesëmarrjen e tyre meqenëse thuhej se në të kaluarën me këngët e tij u frymëzuan serbët për masakrat në vend.

Një reagim së fundmi lidhur me këtë e ka bërë edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila në emisionin “21Gradë” theksoi se Shqipëria nuk ka nevojë ta promovojë muzikën serbe, për hirë të gjithë kosovarëve.


Foto: E huazuar

“Nuk e di, ne jemi me fat në një farë forme, nuk jemi edhe me fat pasi ka shumë njerëz që akoma i vuajnë ato varre masive nuk e dinë se ku i kanë as eshtrat e familjarëve të vet, prandaj më vjen edhe keq për shembull që në Shqipëri merret vendim edhe këndohet në gjuhën serbe, nuk është puna se muzika nuk ka politikë në fakt ne duhet të ecim përpara ta pranojmë një farë forme fitoren që e kemi dhe që nuk ka kush të na merrë më”.

Të gjitha lajmet nga Albërie Hadërgjonaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Albërie Hadërgjonaj

“Ta duam fort njëri-tjetrin, shtetet si Greqi, Serbi shtetet sllave nuk na njohin ne, atëherë ti përse si shqiptarë për çfarë duhet ta promovosh muzikën serbe. Tani ti ke gjithë Kosovën që lënë paret e fundit në Shqipëri, unë jam çdo ditë në dasma, nuk ka makinë që nuk e mban flamurin e kuq e zi, më dhemb zemra sepse nuk e meritojmë këtë gjë. Pse duhet ta promovojmë ne gjuhën serbe, kush është ai?”, ka thënë mes shumë gjërash Hadërgjonaj.


Bregoviq pritet të këndojë në natën e fundit të festivalit më 22 gusht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Magazina

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e

Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e "Juzui" gjatë Javës së Modës në New York

Magazina
Aktori hollivudian Paul Hogan duket gati i panjohur në moshën 82-vjeçare

Aktori hollivudian Paul Hogan duket gati i panjohur në moshën 82-vjeçare

"Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident" - Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë

Magazina
Kalo në kategori