Albani, dy koncerte për 10 vjetorin e karrierës

Këngëtari nga Shqipëria e ka shndërruar veten në njërin prej yjeve më të mëdhenj të muzikës shqiptare në dekadën e fundit.
Dhe për të vulosur 10 vjet karrierë ai do të sjellë dy koncerte të veçanta në kryeqytetin shqiptar, të cilat përmes faqes zyrtare në Facebook i ka paralajmëruar për datat 24 dhe 25 nëntor.
Sipas tij në koncertet, që do të quhen “Tingujt e ditarit tim”, ai do të “performojë përpara publikut këngët më të dashura shoqëruar nga një orkestër e madhe me klas te lartë interpretimi”.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































