Alban Hyseni reagon pas videos së dhunës ndaj një vajze të mitur në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pasi në media ka qarkulluar një video ku disa vajza të mitura ushtrojnë dhunojnë ndaj moshatares së tyre.
Hyseni ka deklaruar është i tronditur thellë nga ajo video.
Sipas tij pamjet e dhunës ndaj një të miture janë të papranueshme dhe shqetësuese në çdo formë.
“Si kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh keqardhjen dhe solidaritetin tim me viktimën dhe familjen e saj dhe dënoj çdo akt dhune që bie ndesh me vlerat tona njerëzore e shoqërore”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit u bënë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të garantohet siguria e çdo fëmije në qytetin tonë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































