Sulmuesi i Kosovës, Alban Ajdini, ka shkëlqyer në fitoren e Lausanne-Sport ndaj Zurich me rezultat 3-0, duke shënuar dy gola dhe duke shtuar një asistim.

Lausanne fitoi ndaj Zurichut, në ndeshjen që i takoi javës së 17-të të elitës së futbollit zviceran.


Ajdini fillimisht asistoi për golin e epërsisë 1-0 në minutën e 15-të.

Screenshot 2024 12 08 174622

Ai pastaj shënoi në minutën e 64-të për 2-0, ndërsa pas nëntë minutash shënoi për 3-0.

Ajdini luajti në këtë ndeshje për 78 minuta, ndërsa u vlerësua me notën 8.7 nga SofaScore.

1121cbdd 0440 47ff 8f2c e79bee920909

Sulmuesi këtë sezon ka 4 gola dhe 2 asistime, ndërsa Lausanne-Sport zë vendin e katërt me 27 pikë, sa ka edhe Zurichu një pozitë më poshtë.

Alban Ajdini që luan në të gjitha pozitat e sulmit ka debutuar me Kosovën në nëntor të vitit 2023, ndaj Bjellorusisë, ndërsa me Zvicrën dhe Izraelin ishte në bankën rezervë. /Telegrafi/

telegrafi sport app