Linda Halimi ka qenë e ftuar në studio pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo ka hedhur një 'bombë', ku ka goditur Ylli Dervishin dhe Santiana Malokun.


Këngëtarja nga Vitia tha se ata kanë një aferë të gjatë bashkë dhe se njihen nga jashtë.

Screenshot 10 21 Foto: Screenshot/YouTube

E më pas teksa po fliste dhe po jepte disa detaje, prezantuesi Alaudin Hamiti ia ndërpreu fjalën.

Ai i tha se është duke dhënë informacione nga jashtë dhe se këto nuk lejohen.

Screenshot 12 21 Foto: Screenshot/YouTube

"Je duke dhënë informacione nga jashtë", u shpreh ai.

E më pas u mbyll linja me shtëpinë dhe Alaudini vazhdoi të pyeste Lindën se ku i ka dëgjuar këto informacione. /Telegrafi/